“Më shijon”, Bora Zemani flet për puthjen në buzë me të birin

Showbiz

E ftuar në emisionin “Rudina” në “Tv Klan pasditen e sotme ka qenë moderatorja Bora Zemani. Ajo e emocionuar ka rrëfyer përjetimin e saj kur pa për herë të parë djalin e saj, Arborin.

Zemani u shpreh se ka qenë dashuri me shikim të parë dhe ishte një emocion shumë i fortë. Gjithmonë moderatorja ka treguar lidhjen special që ka me vogëlushin e saj dhe vazhdimisht poston në llogarinë e saj në “Instagram” foto dhe video me të ku nuk mungojnë dhe puthjet ne buzë. Shpesh herë Zemani, është "

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

kryqëzuar" nga ndjekësit e saj për këto puthje me djalin e saj dhe Bora asnjëherë nuk ka nguruar t’I kthejë përgjigjen e merituar ndjekësve të saj.

“Nuk e di a kam përjetuar ndonjë gjë më të bukur në jetën time. Ajo ka qenë dashuri me shikim të parë. Thoja nuk ka mundësi. Si ka mundësi një njeri të sjellë në jetë një krijesë tjetër dhe ta dojë kaq shumë menjëherë. Ishte vërtet emocion shumë i forte”, thekson ajo.

Rudina Magjistari: E mban mend me detaje?

Bora Zemani: Mbaj mend vetëm pjesën kur ma kanë sjellë në një krevat të gjithin me xham dhe vetëm e shihja nga krevati im. E pashë shumë pak në momentin e parë në fakt, gjatë lindjes. Më pas kisha mundësinë të fokusohesha më mirë, që të shihja tiparet e tij, çdo gjë dhe isha thjesht e mahnitur. Nuk nxirrja dot asnjë fjalë nga goja. Më dukej çdo gjë që bënte Arbori, sikur po bënte një mrekulli, qoftë edhe të nxirrte një tingull zëri apo edhe të teshtinte më dukej sikur po bënte gjënë më të bukur në botë.

Rudina Magjistari: Si ndryshoi jeta jote nga ai moment?

Bora Zemani: Ndryshoi për mirë në fakt. Unë jam bërë mami shumë e vogël. Më duket sikur gjatë gjithë jetës time kam qenë mami, ngaqë jam bërë shumë e vogël mama.

Rudina Magjistari: Sa vjet i bie të kesh qenë ti kur lindi Arbori?

Bora Zemani: 22 vjeç, lindi Arbori, për pak kohë pastaj unë bëra 23. Por që më duket sikur kam qenë gjatë gjithë kohës dhe nuk kam ndonjë kujtim kushedi se çfarë unë vetëm. Më duket sikur gjithmonë kam qenë unë dhe Arbori bashkë. Natyrisht që një fëmijë të ndryshon shumë dhe të bën t’i marrësh gjërat shumë më seriozisht.

—–

Bora Zemani: Të gjithë prindërit e kanë zgjedhje të tyren. Unë nuk e privoj veten në mënyrën si ia shpreh dashurinë Arborit. Nëse më vjen ta puth kudo, e puth kudo, si në faqe, si në buzë. E kemi këtë puthjen një shprehje dashurie shumë të pastër ndaj njëri-tjetrit. Megjithatë nuk them asgjë as për ata që janë kundër kësaj gjëje. Unë kam përshtypjen secili e shijon si të dojë.

Rudina Magjistari: Ja ke shpjeguar ndërkohë? E bën diferencën?

Bora Zemani: I di vetë në fakt këto gjëra dhe m’i thotë dhe vetë. Një çift i martuar thotë puthet në buzë, por dhe ne të dy, nuk ka problem.

Rudina Magjistari: E planifikon, mendon që do vijë një moment dhe do ta ndërpresësh, do t’i thuash stop më?

Bora Zemani: Sigurisht! E kemi rralluar shumë kohët e fundit në fakt. Kam përshtypjen vijnë natyrshëm këto gjëra.

 

ME TE LEXUARAT