Mbanin maskë dhe doreza, pronari i restorantit i nxjerr përjashtë

Bota
“Apple Bistro”, në Placerville të Kalifornisë, ka deklaruar se nuk do të pranojë klientë që vendosin maska në restorant. Kjo gjë ka shkaktuar pakënaqësi tek klientët që e frekuentojnë ngrenien e vakteve në këtë restoran. Në lajmërimin jashtë restorantit thuhet: "Ndalohen personat me ‘shpëlarje’ truri. Ndalohen personat me maska në fytyrë. Ndalohen personat me doreza në duar”. "Më kërkuan të largohesha nga restoranti kur hyra brenda për të për të blerë një byrek me mollë,"- shkruante një grua në mediat sociale, sipas KABC-TV në Los Angeles. "Pse? Sepse unë kisha veshur maskë në fytyrë. Unë jam një kliente e rregullt, që ndalojë pothuajse çdo herë që dal nga puna. Tashmë s’do ndalëm më këtu.” Një tjetër klient, i identifikuar si Connie, tha se shenjat jashtë nuk e shqetësojnë, sipas FOX 40. "Unë nuk kam asnjë problem. Unë jam i kënaqur që i shoh që ata ende bëjnë biznes dhe stafi ruan distancimin social.” Connie beson se paralajmërimi jashtë restorantit është shaka. "Kur hëngra atje rreth një javë më parë, kishte njerëz me maska.” Pronari i restorantit tha që nuk pajtohet me rregullat e shëndetit të përcaktuara, kështu që ai nuk po i zbaton ato, raportoi CBS Sacramento. Guvernatori Gavin Newsom urdhëroi njerëzit të veshin maska në ambientet e mbyllura, në Kaliforni. Ku tha se do të merren masa edhe për restorantet që nuk zbatojnë rregulloren. Gjithashtu Departamenti i Shëndetit i Qarkut El Dorado pasi porën një mori ankesash në lidhje me stafin që nuk zbatojnë udhëzimet, tha se mund t’i heqë licencën e restorantit. Restorantit i është dhënë një javë kohë që të fillojë të zbatojë rregullat siç duhen në të kundërt do i merret liçensa.

ME TE LEXUARAT