"Korona", 63 përqind e amerikanëve besojnë se nuk do t’i kthehen kurrë normalitetit

Bota
"Korona", 63 përqind e amerikanëve besojnë se nuk do

Tre e katërta e amerikanëve shqetësohen se jeta e tyre nuk do i kthehet më normalitetit, pas pandemisë COVID-19, sipas një studimi të Torch. Në një sondazh, ku u pyetën rreth 2,000 amerikanë, prej të cilëve 1.700 janë të punësuar, se si parashikojnë të jetë bota pas pandemisë COVID-19.

I kryer nga “OnePoll” për Torch, sondazhi zbuloi se 63 përqind e të anketuarve, të punësuar, thanë se besojnë që puna e tyre nuk do t’i kthehet normalitetit që ata kishin parashikuar dhe se do I duhet të punojnë nga shtëpia për më shumë se një vitë. Gjashtë nga dhjetë të anketuar të punësuar, besojnë se shefi I tyre nuk di si do e menaxhojë stafinë në distancë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

59 përqind e të anketuarve thanë se nuk mund të përdorin hapësira të përbashkëta në vendin e punës pa frikë. 36 përqind e të anketuarve thanë se kanë frikë se me kthimin në punë do të rrezikojnë famijlarët e tyre, duke i transmetuar një infeksion të mundshëm.

Nga të anketuarit e punësuar, 67 përqind e thanë se besojnë se punëdhënësi i tyre nuk e kupton se sa e vështirë është të punosh nga distanca kur punonjësit kanë fëmijë në shtëpi. Edhe ata pa fëmijë kanë probleme për t’u përqendruar gjatë punës nga shtëpia.

64 përqind e të anketuarve shprehen se ata nuk janë aq produktivë për shkak të stresit të shtuar dhe ankthit përreth pandemisë COVID-19. Dhe mendimi për të përdorur përsëri transportin public, për të shkuar në punë, është një burim stresi dhe ankthi i lartë, për shtatë nga 10 të anketuar. Me gjithë këtë stres dhe ankth, nuk është çudi që 64 përqind e të anketuarve të punësuar besojnë se vendi i tyre i punës duhet të lejojë më shumë fleksibilitet në punën, pasi gjërat t’i kthehen në normalitetit.

Shtatë nga 10 të anketuar, të punësuar specifikuan se ndërkohë që vazhdojnë të punojnë në distancë, do të ishte e dobishme të kishte një trainer pune për t'i ndihmuar ata.

ME TE LEXUARAT