Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Indetifikohen hakerat e llogarive të Barack Obama, Elon Musk, Kanye West dhe Bill Gates, ndër to një 19-vjeçar

Ditët e sotme, Twitter ka arritur të indetifikojë pesonat të cilët kanë arritur të hakojnë adresa dhe t’i përdorin ato për të kryer tregti me Bitcoin.

Ndër këto adresa janë vjedhur edhe ajo e Barack Obama, Elon Musk, Kanye West dhe Bill Gates.

Twitter nuk ka pranuar të deklarojë emrat e tyre, pasi jo të gjithë janë indetifikuar. Por ka shprehur se dy prej tyre ishin nga Anglia dhe një 19 vjeçar që jetonte me mamanë e tij.

Hakerat kishin përdorur identitetet e disa personave që punojnë në kompaninë twitter, duke i dhënë atyre akses për të vjedhur lehtësisht adresat e shumë personave.

Në total ishin rreth 130 llogari, nga të cilat hakerat kishin arritur t’i ndryshonin fjalëkalimet 45 prej tyre.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet