Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

PS e fali për shkarkimin por kërkon rishikimin e kompetencave të Metës

Zbardhet raporti i shumicës socialiste ku tërhiqet nga shkarkimi i Presidentit Ilir Meta. PS-ja çmon se shkeljet e kryera nga Presidenti në formën e veprimeve apo mosveprimeve, në tërësinë e tyre nuk konsiderohen të mjaftueshme për të justifikuar propozimin për shkarkimin e Presidentit. E ndërsa e falën për shkarkimin, PS-ja kërkon që t’i rishikojë kompetencat Presidentit.

“Qartësuar kompetencat formale dhe substanciale të Presidentit dhe parashikimin e tyre shprehimisht në një ligj organik për institucionin e Presidentit, ku të përfshihet ndër të tjera dhe përcaktimi i mekanzimave zhbllokues në rast mosveprimi në ushtrimin e kompetencave. Përfshirë parashikime të qarta për mosbllokimin në të ardhmen të proceseve zgjedhore në vend duke evituar krijimin e precedentëve që dëmtojnë demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

Thjeshtuar dispozitat për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe për të garantuar mandatin nëntëvjecar për secilin prej tyre dhe mekanzimat zhbllokuesë përkatës për emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe emërimet e tjera në sistemin e drejtësisë. Plotësuar me mekanizma zhbllokues mosushtrimin e kompetencave formale të organizimit të betimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese apo të zyrtarëve të tjerë, nga ana e Presidentit” thuhet ndër të tjera në raport.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet