Erozioni në Australi rrëzikon shembjen e shtëpive në gjithë vijën bregdetare

Bota
Ditën e sotme një numër i lartë shtëpish, në Australi rrezikojnë të shembjen totalisht për shkak të erozionit të tokës, që u shkaktuan nga valët e mëdha të ujrave bregdetar. Ngjarja ndodh në Wamberal, në veri të Sidney. Valët e detit për shkak të prishjes së motit dhe erërave të forta, kanë rritur presionin e tyre duke u ngjitur në një lartësi deri në 38 këmbë. Mitchell Harley, një studiues bregdetar në Universitetin e Uellsit të Ri Jugor, ka bërë një postim në twitter ku shkruan: “ Banorët që jetojnë përgjatë vijës bregdetare në Wamberal, ku pjesa më e madhe erozionit ka ndodhur, u është kërkuar të largohen nga shtëpitë e tyre.” Sky News shkruan për pamjet e shkëputura nga rrëshkitja e tokës: “Si të shikosh një film me katastrofa, ku lëvizjet janë të ngadalta. Rolf Garda, një zyrtar në Shërbimin e Emergjencës Shtetërore, gjithashtu në një deklaratë për Sky News tha që ishte dëmi më i keq erozionit që ai kishte parë në tre dekada. Ai gjithashtu ka deklaruar se një vinç është në vendgjarje duke vendosur blloqe të mëdha betoni në përpjekje për të ngadalësuar dëmtimet. Deri më tashmë dëmtimet kanë qenë të vogla, por situate pritet të përkeqsohet gjatë fundjavës, ndaj qytetarët po evakuohen.

ME TE LEXUARAT