Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Sa e njohim COVID-19/ Zbulohet koronavirusi të ri vdekjeprurës

Shtatë muaj që nga pacientët e parë të shtruar në spital, në Kinë, shkencëtarët dhe qytetarët në botë kanë arritur në një udhëkryq të vështirë.Kanë kaluar orë të panumërta kërkimi për prova dhe gabime të bëra gjatë mjekimeve deri më sot.

Një material i përgatitur nga “Associated Press”, na njeh me ndryshimet që ka pësuar virusi dhe përse është bërë më i vështirë mjekimi i të infektuarve. Kjo video na jep përgjigjen e shumë pyetjeve.
Në nëntor mutacioni që kishte pësuar koronavirusi ishte kotakti i saj me kafshë. Në fillim me lakuriqët e natës, ku mjekimi i përdorur pati sukses. Tashmë dyshohet e sa herë virusi bie në kontakt me kafshë të tjera, ndryshojnë edhe simptomt e vështirsia e virusit.

Shkenctarët dyshojnë se mjekimi nuk po bën më efekt për shkak të kontaktit që ka pasur me pulat dhe zogjtë.

“Associated Press”, shprehet se bota nuk po përballet me një koronavirus, por me shumë të tillë, për të cilët vazhdojnë ende provat për gjetjen e një zgjidhjeje.

“Është sikur të jemi në një betejë me diçka që nuk mund ta shohim, që nuk e dimë dhe nuk e dimë se nga vjen,” tha Vivian Castro, një mbikëqyrës i infermierisë në Qendrën Mjekësore të Shën Jozefit në Yonkers, vetëm në veri të New York City, i cili luftoi vetë me koronavirusin e parë.

Sipas OBSH-së u pretendua që me ardhjen e stinës së verës situata do t’i kthehej normalitetit. Në të vërtetë si në vendin tonë edhe në gjithë botën numri i të infektuarve dhe vdekjeve është rritur.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet