Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Rama u përgjigjet Metës e Bashës për sistemin: Parlamenti është sovran

Të paktën deri më tani asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin e Edi Ramës. Ndryshimet në kushtetutë për të shkuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare me lista të hapura do të votohen në parlament. Për kryesocialistin ndryshimi i sistemit elektoral nuk i pengon koalicionet parazgjedhore, por i detyron ato të dalin me një listë vetme deputetësh.

Kryeministri paralajmëroi se marrëveshja për kodin e ri elektoral mund të zhbëhet nëse opozita jashtë parlamentit do të vazhdojë me qëndrimet e saj kërcënuese.

Qëndrimit të Presidentit të Republikës Ilir Meta se parlamenti është ilegjitim, Edi Rama iu përgjigj duke i kujtuar kreut të shtetit se në këtë proces ai nuk ke asnjë të drejtë kushtuese për t’u shprehur për sistemin elektoral.

Paralajmërimit të Johan Wadephul, zëvendëskryetarit të grupit parlamentar CDU-CSU, se negociatat për anëtarësim do të bllokohen nëse qeveria nuk tërhiqet nga ndryshimet kushtetuese, Edi Rama iu përgjigj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet