Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Protestat në Bullgari detyrojnë presidentin t’i kërkojë dorheqjen qeverisë dhe kryeprokurorit

Presidenti bullgar, Rumen Radev i ka bërë thirrje sot qeverisë dhe prokurorit të përgjithshëm të japin dorëheqjen pas protestave të vazhdueshme popullore. Zhvillimi vjen menjëherë pasi partia socialiste solli në votë parlamentare një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së kryeminsitrit Boyko Borissov, për të pestën herë.


“Modeli aktual oligarkik i qeverisjes u refuzua nga populli.

Rinisja e procesit politik dhe e modernizimit të vendit kalon përmes dorëheqjes së kabinetit dhe prokurorit të përgjithshëm me anë të zgjedhjeve të ndershme”, tha Radev në një fjalim për kombin në radion kombëtare.

Mocioni vjen mes protestave të vazhdueshme anti-qeveritare ku qeveria akuzohet për korrupsion të thellë. Demonstratat u nxitën gjithashtu nga arrestimi i kohëve të fundit i dy këshilltarëve të presidentit Radev të akuzuar për influencim ilegal dhe zbulim të sekreteve shtetërore.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet