Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Nuk besonte tek COVID-19, gjendet i vdekur në shtëpi veteran i ushtrisë Amerikane

Richard Rose, 37 vjeç nga Ohio e SHBA-së, por ai ndërroi jetë katër ditë pasi rezultoi pozitiv me virusin.

Ai pretendonte se koronavirusi ishte një “budallik” dhe duke e besuar fort këtë, nuk preferonte të mbante maskë mbrojtëse në fytyrë.

Derisa një ditë shkroi në rrjete sociale se është ftohur dhe nga ajo ditë ai postonte vazhdimisht të rejat mbi shëndetin e tij.

“Kam simptoma të koronavirusit. Sot në mëngjes kam bërë testin, shumë shpejt do të marr rezultatet. Dua vetëm të jem mirë sërisht”, ka shkruar 37-vjeçari.

Veterani i ushtrisë amerikane, që shërbeu për nëntë vite në Irak dhe Afganistan, ndërroi jetë nga virusi në shtëpinë e tij më katër korrik.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet