"Një person i vdekur në mes të rrugës", policia tregon cfarë ndodhi në Gjirokastër

Aktualitet
"Një person i vdekur në mes të rrugës", policia

Policia tregoi rezultatet e heitmeve te para ne lidhje me ngjarjen e ndodhur mbremjen e sotme ne Gjirokaster ku nje i ri i identifikuar me emrin Gjergji Alliasi, eshte vrare me sende te forta ne rrethana ende te paqarta.

Njoftimi i policise:

Rreth orës 21: 00, në Sallën Operative të DVP Gjirokastër ka ardhur një telefonatë se në lagjen "Zinxhira", ndodhet një person i shtrirë në tokë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Menjëherë shkuan shërbimet e policisë dhe shërbimet spitalore dhe transportuan këtë shtetas për në spital, ku gjatë rrugës ka humbur jetën.

Nga verifikimet rezultoi se shtetasi që humbi jetën quhet Gj. A., rreth 35 vjeç, dhe nga kqyrja paraprake e bërë nga mjekët, dyshohet të jetë goditur me sende të forta.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas në ambientet e Policisë që mund të kenë djeni për ngjarjen.

ME TE LEXUARAT