Ndryshimet kushtetuese, Meta kërkon takim urgjent me Bashën

Politikë
Ndryshimet kushtetuese, Meta kërkon takim urgjent me Bashën

Burime bëjnë me dije se Presidenti Ilir Meta ka kërkuar një takim me kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Nga të dhënat e para, bëhet e ditur se takimi nga Kreu i Shtetit është kërkuar për në orën 11:00.

Nuk dihet ende çfarë do të diskutohet mes Metës dhe Bashës, por ditët e fundit situata politike është trazuar sërish, pasi kryeministri Edi Rama pranoi propozimet e opozitës parlamentare për ndryshime kushtetuese për Reformën Zgjedhore.

Basha doli kundër këtij vendimi, duke thënë se po bëhet me qëllimin e vetëm për të bllokuar koalicionet parazgjedhore, pasi sipas tij, Rama i frikësohet koalicionit opozitar në zgjedhje.

ME TE LEXUARAT