Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“Kapaciteti më i madh në SPAK do të thotë më pak…”, ambasadorja Yuri Kim lëshon mesazhin e fortë

Numri i prokurorëve të SPAK shkoi në 13 pas betimit të Manjola Kajanës. Për këtë vjen edhe reagimi i ambasadës amerikane në Tiranë.

Me anë të një postimi në rrjetin sociale “Twitter” ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka përshëndetur shtimin e kapaciteteve të Prokurorisë së Posaçme me prokurorë të rinj, ndërsa ka dërguar tjetër mesazh për politikanët e korruptuar në vend.

Sipas saj, reforma në drejtësi nuk ndalet dhe se me rritjen e numrit të prokurorëve të SPAK po ngushtohet laku për të korruptuarit.

“Urime ZPP/SPAK për prokurorin e ri që iu shtua ekipit. Kapacitet më i madh do të thotë më pak mundësi për të fshehur të paskrupujt”, shkruan në rrjetet sociale ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet