Heroinë nga Turqia në Pire, shkatërrohet grupi kriminal në Greqi, në pranga 2 shqiptarë

Aktualitet
Heroinë nga Turqia në Pire, shkatërrohet grupi kriminal në

GREQI

Një grup kriminal shqiptaro- grek është shkatërruar në vendin fqinj pasi trafikonin heroinë nga Turqia deri në Pire.

Në një operacion policor grek të zhvilluar në Keratsini, zonë shumë afër Pireut, u arrestuan 3 grekë, përfshirë një grua dhe dy shqiptarë të moshës 35 dhe 26 vjeçare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë Policia ka kontrolluar edhe në banesat ku këta shtetas grekë dhe shqiptarë jetonin ku u është gjetur 27 gramë kokainë, 6 mijë e 800 euro, 8 peshore për drogë, 14 celularë.

Këta persona ishin nën hetim prej kohësh dhe deri tani sipas mediave greke Prokuroria ka vërtetuar 550 akte të trafikut të drogës nga ky grup criminal.

Po ashtu një tjetër shtetas i huaj është arrestuar, kurse një tjetër është ende në kërkim.

ME TE LEXUARAT