Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Dorëzohet Kanye West, tërhiqet nga gara për President

Reperi Kanye West thuhet se është tërhequr nga gara presidenciale në SHBA, më pak se dy javë pasi njoftoi se ai do të kandidojë, shkruan NME.

Një anëtar i ekipit të fushatës së West, Steve Kramer, raportohet të ketë thënë për revistën “Intelligencer” se reperi më nuk do të garojë në zgjedhje.

“Ai është jashtë gare,” i tha Kramer, Intelligencer.

Kramer nuk specifikoi arsyet e West për gjoja tërheqje, por tha që ai do ta “njoftojë [Intelligencer] atë që të gjitha gjërat tona u anuluan.”

Kanye West njoftoi vendimin e tij për të kandiduar për president të SHBA-ve më 4 korrik.

“Tani duhet ta realizojmë premtimin e Amerikës duke i besuar Zotit, duke unifikuar vizionin tonë dhe duke ndërtuar të ardhmen tonë,” kishte shkruar West në Twitter.

“Unë po kandidoj për president të Shteteve të Bashkuara!”, shtoi ai.

Fillimisht, reperi fitoi mbështetje nga përdoruesit e rrjeteve sociale, përfshirë edhe Elon Musk. Fushata presidenciale e Kanye West u ‘godit’ pothuajse menjëherë, pasi u zbulua se ai kishte humbur tashmë afatin e regjistrimit të votuesve në gjashtë shtete.

Por, përkundër kësaj ai vazhdoi të bënte fushatë, megjithatë vendimi i tij ishte pasuar me reagime të shumta.

Dje (14 korrik), një sondazh presidencial i SHBA-ve zbuloi se Kanye West kishte mbështetjen e vetëm 2% të votuesve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet