Çfarë ka thënë Rama në 2013 për ndërhyrjet në Kushtetutë? Meta nxjerr deklaratat: Ky vizion meriton vetëm duartrokitje

Politikë
Çfarë ka thënë Rama në 2013 për ndërhyrjet

TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zgjedhur të shprehë qëndrimin e tij për ndryshimet Kushtetuese duke publikuar qëndrimet e mëparshme të kryeministrit Edi Rama.

Meta ka sjellë një deklaratë të Ramës më 23 nëntor të vitit 2013 pak muaj pasi kishte ardhur në pushtet ku për ndërhyrjet në Kushtetutë thotë se “s’mundet kurrsesi që një proces i tillë të jetë një proces partiak dhe aq më pak një proces politik i njëanshëm”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Meta shkruan se ky vizion meriton vetëm duartrokitje.

“Ky vizion të dashur miq meriton vetëm duartrokitje! ???

Miratimi i Kushtetutës me REFERENDUM popullor është merita më e madhe e vetë Partisë Socialiste në këto tre dekada!”, shkruan Meta.

ME TE LEXUARAT