Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Studimi i ri gjerman: Koronavirusi sulmon edhe zemrën

Koronavirusi i ri është i aftë të infektojë dhe shumohet në qelizat e zemrës së pacientëve, sipas një studimi nga shkencëtarët me qendër në qytetin gjerman të Hamburgut.

Studimi i studiuesve nga Spitali Universitar Hamburg-Eppendorf (UKE) zbuloi se virusi nuk është vetëm i aftë të pushtojë qelizat e zemrës, por gjithashtu është i aftë të ndryshojë aktivitetin e tyre.

”Autorët thanë se ishte shumë herët për të thënë nëse kjo do të thotë se virusi do të marrë një kurs tjetër në pacientët me sëmundje të zemrës”, theksoi autori kryesor i studimit, Dirk Westermann në një deklaratë.

Ndryshimet në aktivitetin gjenetik te qelizat kardiake mund të sjellin pasoja shëndetësore afatgjata.

Studimi shqyrtoi 39 pacientë me sëmundje zemre, të cilët humbën jetën gjatë infeksionit me koronavirus.

Pacientët kishin një moshë mesatare 85 vjeç.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet