Skuqja dhe irritimi i lëkurës, simptomë që tregon se mund të jeni prekur nga COVID-19

Soft
Skuqja dhe irritimi i lëkurës, simptomë që tregon se mund

Skuqja dhe irritimi i lëkurës është shtuar në listën e simptomave të pacientëve të prekur me COVID-19, kanë bërë të ditur zyrtarë shëndetësorë në Britaninë e Madhe, ku 1 në 11 pacientë kanë pasur probleme të tilla, shkruan Daily Mail.

Akademikët nga kolegji King në Londër kanë mbledhur të dhënat e 20 mijë britanikëve që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, ku kanë vërejtur në trupin e tyre skuqje dhe irritim të lëkurës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata vërejtën se 9 për qind e të infektuarve vuanin nga irrimiti i lëkurës, dhe tani po kërkojnë që edhe zyrtarisht t’i shtohet listës së simptomave të personave të prekur me COVID-19, shkruan tg.

Sipas tyre, të gjithë ata që kanë simptomë të tillë, duhet vëzhguar nga ekspertët e sëmundjeve ngjitëse. Zyrtarë shëndetësorë në Britani të Madhe, deri më tani kanë konfirmuar vetëm tri simptoma – temperaturë, kollë të vazhdueshme dhe humbje të shijes.

Në anën tjetër, në SHBA, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ka paralajmëruar për 11 simptomat “bazë” siç janë dhimbja e kyçeve, dhimbje koke, skuqje të fytit dhe frymëmarrje të shkurtuara.

ME TE LEXUARAT