Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Sa qenka rritur! Vajza e madhe e Fjolla Morinës feston ditëlindjen

Edhe pse shpesh shohim vetëm vajzën e saj të vogël në rrjete sociale, këngëtarja Fjolla Morina është gjithashtu nënë e një vajze nga një marrëdhënie e mëparshme.

Ajo quhet Lediana dhe jeton me të atin e saj, ndërsa shpesh takon edhe të ëmën dhe kalon kohë me të. Vajza e Fjollës ka festuar ditëlindjen dhe këngëtarja ka ndarë një foto nga festa speciale për të bijën.

Lediana shfaqet me tortën në duar dhe është rritur shumë nga hera e fundit që e kemi parë. Këngëtarja i ka bërë të bijës urimin më të ëmbël të ditëlindjes, duke i uruar të mira nga zemra siç vetëm një nënë di.

“Edhe 100 vite Mamit !! Paç bekimin e Zotit dhe të rritesh e rrethuar me dashuri dhe lumturi

Ti je gëzimi,buzëqeshja.Uroj që në jetë,të jesh e plotësuar dhe e realizuar bija ime!! Suksesi të ndjektë në çdo hap të jetës Të dua shumë mami ”- janë fjalët e Fjollës në postim.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet