Punonjësi i Bashkisë Pogradec rezulton pozitiv me koronavirus, izolohet një pjesë e stafit

Aktualitet
Punonjësi i Bashkisë Pogradec rezulton pozitiv me koronavirus,

Mëngjesin e sotëm janë konfirmuar raste të reja në qarkun e Korçës me COVID-19, ndërsa është mësuar së një punonjës bashkie është infektuar me këtë virus.

Kjo ka bërë që të izolohen edhe një pjesë e stafit në Drejtorinë e Mbrojtjes dhe Kontrollit të Territorit në këtë bashki.

Rasti tjetër është një punonjëse banke e nivelit të dytë.

Mësohet se janë vetëkarantinuar punonjës dhe familjarë të cilët kanë patur kontakte të afërta me të infektuarën.

2 rastet e tjera po ne ketë qytet janë një vatër e re historiku i së cilës ende nuk dihet ndërsa tjetri mësohet të jetë kontakt i rastit të djeshëm.

ME TE LEXUARAT