Pezullohet nga detyra shefi i Komisariatit të Lezhës

Aktualitet
Pezullohet nga detyra shefi i Komisariatit të Lezhës

LEZHË

Pezullohet Shefi i komisariatit të Lezhës Nik Nikolli. Ende nuk ka informacion të saktë mbi arsyet e këtij vendimi, por mësohet se prokuroria ka nisur hetim në lidhje me një sasi të konsiderueshme kanabis të gjetur disa ditë më parë në zonën e Kashnjetit në bashkinë e Lezhës.

Burime bëjnë me dije se gjetja e të mbjellave me kanabis mund të jetë arsyeja që ka çuar në pezullimin e shefit të komisariatit të Lezhës, por pa saktësuar nëse ka hetim të drejtpërdrejtë ndaj Nikollit.

ME TE LEXUARAT