Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“Parku ishte marrë peng nga kioskat e lokalet”, Balla inspekton përfundimin e punimeve në Lulishten “Kozma Naska”

Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, Bashkia e Elbasanit po vijon me investimet e saj, ndërsa inspektimet janë kryer nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Lulishtja “Kozma Naska” në qendër të qytetit është rikonceptuar totalisht, pasi prej shumë kohësh në të nuk ishte vënë dorë.

Balla së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja dhe deputeten Evis Kushi vlerësuan punën e bërë në këtë oaz të vogël në qendër të qytetit.

“Me Gledin dhe Evisin vijojmë çdo ditë të inspektojmë punë publike të kryera nga Bashkia Elbasan në dobi të qytetarëve. Deri para pak kohësh ky park ishte marrë peng nga kioska e lokale të cilët e kishin marrë peng këtë park që i përket kësaj lagje. Qëllimi ynë nuk është të kemi vetëm qendrën e qytetit të bukur, por në çdo lagje të krijojmë hapësira të tjera shlodhëse për qytetarët”,- deklaroi Balla.

Edhe Kryetari i Bashkisë dhe deputetja Kushi theksuan se ky park i shërben banorëve të kësaj zone. “Investimi i Bashkisë për rivitalizimin e sipërfaqeve të gjelbra i shtoi vlerën të gjithë qendrës së qytetit. Më pas do të fokusohemi në pjesën që quhet “rreth rrotullimi i luleve”. Por Brenda këtij viti do të përfundojmë edhe lulishten tek “Kostandin Kristoforidhi”, tha Kryetari i Bashkisë.

Për t’i dhënë më tepër frymë kësaj lulishteje Bashkia e Elbasanit ka vendosur gjithshtu që edhe rrugën përbri saj ta kthejë në pedonale në shërbim të qytetarëve. Në këtë mënyrë kjo hapësirë në qendër të qytetit do të jetë një vend i sigurt dhe i qetë për nënat me fëmijë dhe pensionistët.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet