Ministrja bën me faj qytetarët për shtimin e infektimeve: Nuk respektuan masat

Aktualitet
Ministrja bën me faj qytetarët për shtimin e infektimeve: Nuk

Per shtimin e rasteve te infektimeve me koronavirus Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, sheh si fajtore qytetaret qe nuk respektuan masat pas heqjes se karantines. Ajo ka folur sot për situatën e COVID-19 dhe u shpreh se pandemia tashmë ndodhet ne një fazë të re.

Në “Real Story”, ministrja u shpreh se vartat e COVID-19 janë shtuar dhe shtoi se kjo situatë erdhi pas relaksimit të masave dhe qytetarët neglizhuar rregullat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Shqipëria është më mirë në raport me vendet e tjera. Por të krahasohesh për numrin e fataliteteve është e dhimshme. Kjo sepse është dicka e rëndë në radhë të parë për viktimën, pastaj për familjarët dhe të afërmit. Ne punojmë për të shpëtuar sa më shumë jetë. Pandemia ka ardhur në një fazë të re, ka më shumë vatra”, tha ajo.

Më tej Manastirliu u shpreh se prisnin më shumë bashkëpunim nga ana e qytetarëve, por sipas saj qytetarët nuk janë përgjigjur si duhet.

“Me relaksimin e masave, pësuam edhe relaksim të sjelljes, duke shmangur masat për Covid-19. Kemi pasur madje edhe grumbullimeve, që mund të kenë pasur efekte negative. Sot kemi 90 mijë teste”, u shpreh ministrja.

ME TE LEXUARAT