Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“Fundoset” PD, opozita e re dhe PS miratojnë heqjen e koalicioneve

Komisioni i Ligjeve miratoi në mbledhjen e sotme ndryshimet në Kushtetutë duke hequr koalicionet parazgjedhore. Të gjithë anëtarët e pranishëm në këtë mbledhje online të Komisionit të Ligjeve kanë votuar pro miratimit për hapjen e listave.

Deputetët miratuan gjithashtu edhe ndryshimin e pikës 2 të nenit 68 të Kushtetutës që ndalon koalicionet parazgjedhore.

Kjo skeme rendom nga ekspertet e fushes eshte cilesuar si nje formule qe favorizon PS-ne e cila si parti ka marre me shume vota duke penalizuar PD-ne e cila konsiderohet se fiton me shume si koalicion.

Tashmë nisma në fjalë do të kaloj për votim në Parlament.

Nëse në Kuvend do të votohet për miratimin e ndryshimeve kushtetuese atëherë do të ndalohen koalicionet dhe listat do të jenë të hapura, ndryshime këto që do të specifikohen edhe në Kushtetutë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet