Dita Kombëtare e Francës, Meta uron Macron: Marrëdhëniet e vendeve tona gjithmonë solide

Politikë
Dita Kombëtare e Francës, Meta uron Macron: Marrëdhëniet e

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka uruar homologun e tij francez Emmanuel Macron si dhe popullin e Francës për Ditën Kombëtare të vendit transalpin.

Meta thotë se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë dhe janë solide, ndërsa falenderon Francën për mbëhstetjen që po i jep Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"I nderuar Zoti President, Emmanuel Macron

Me rastin e Festës Kombëtare të Francës, Ditës së Bastijës, më lejoni të shpreh në emrin tim dhe të popullit shqiptar, urimet më të ngrohta e të sinqerta për Ju dhe popullin mik francez.

Marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira midis dy vendeve dhe popujve tanë

kanë krijuar një bazë solide miqësie e partneriteti për të ardhmen.

Jam i bindur se, falë vullnetit dhe përpjekjeve të përbashkëta, bashkëpunimi ndërmjet Francës dhe Shqipërisë do të forcohet edhe më shumë në të gjitha fushat.

Përfitoj nga rasti të shpreh gjithashtu mirënjohjen e thellë për ndihmën e madhe që Ju dhe Franca po i jepni Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Mbështetja Juaj dhe e një vendi mik si Franca, si dhe metodologjia e re e zgjerimit, janë inkurajim dhe motivimi i duhur për ne për të vijuar me vendosmëri përmbushjen e reformave që do të mundësojnë çeljen e negociatave të anëtarësimit.

Duke shprehur dhe një herë urimet më të mira për Ju, për zhvillimin e përparimin e mëtejshëm të Francës, si dhe dëshirën time për t’Ju mirëpritur në Shqipëri në një kohë të përshtatshme, ju lutem Zoti President, pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë,"-shkruan Meta.

ME TE LEXUARAT