Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Covid/ Nga 1 gushti Franca bën të detyrueshme mbajtjen e maskës

Franca do të bëjë të detyrueshme mbajtjen e maskës në të gjitha vendet e mbyllura publike për të frenuar epideminë e koronavirusit, që po tregon shenja të rishfaqjes, theksoi sot presidenti francez, Emmanuel Macron.

Gjatë një interviste televizive, Macron duke përmendur datën 1 gusht për zbatimin e kësaj mase tha gjithashtu se përhapja e Covid në Francë ka shënuar një rritje të lehtë dhe se edhe autoritetet shëndetësore në vend janë shprehur pro vendosjes së detyrimit për të mbajtur maskë.

Macron tha se “Ne duhet të parandalojmë dhe të përgatitemi për një rishfaqje të epidemisë gjatë vjeshtës dhe dimrit”

I pyetur nëse Franca do të merrte një vaksinë të mundshme si përparësi nëse do të zbulohej nga grupi farmaceutik francez Sanofi, ai siguroi që vendi do të kishte akses ndër të parët, por nuk pranoi të kërkojë përparësi absolute, duke e gjykuar absurd një “nacionalizëm shëndetësor” të mundshëm.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet