Bozdo ‘godet’ Ramën: Diktatorë, i keni ditët të numëruara

Politikë

TIRANË

Anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo e cilëson kryeministrin Edi Rama diktator dhe e krahason atë me Presidentin e Bjellorusisë Alexander Lukashenko, i cili ndodhet në pushtet që nga viti 1994.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një postim në “Facebook”, Bozdo shkruan se Rama sot hodhi hapin për të ndryshuar Kushtetutën, online dhe pa asnjë konsultim paraprak, në kundërshtim të plotë me interesat e vendit dhe qëndrimin e BE dhe SHBA, ndërsa kujton se po sot KQZ e Bjellorusisë me urdhër të Lukashenkos i mohoi regjistrimin rivalit të tij.

Sipas Bozdos të dy vepruan si të sinkronizuar për të siguruar kolltukun e tyre por ai thotë se i kanë ditët të numëruara.

“Edi Rama sot hodhi hapin për të ndryshuar Kushtetutën e RSH, online dhe pa asnjë konsultim paraprak, në kundërshtim të plotë me interesat e vendit dhe qëndrimin e BE dhe SHBA, vetëm sepse mendon se kështu mund të ketë ndonjë shans për të fituar një mandat tjetër.

Po sot, KQZ e Bjellorusisë, me urdhër të Lukashenkos, i mohoi regjistrimin kandidatit dhe sfiduesit kryesor të tij për zgjedhjet presidenciale të këtij viti.

Sot pra, Lukashenko i Bjellorusisë dhe ai i Shqipërisë, vepruan si të sikronizuar vetëm për siguruar kolltukun e tyre me çdo kusht. Të dy janë armiqtë më të egër në Evropë të ligjit, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut. Të dy janë gati të bëjnë çdo gjë kundër vendit të tyre, mjafton që pushteti të mos tu preket. Të dy janë diktatorë, dhe si të tillë ditët i kanë të numëruara. Është vetëm çështje kohe. Në Tiranë, me sa duket, kohës i ka ardhur fundi!”, shkruan Bozdo.

ME TE LEXUARAT