Anëtarja e re e SPAK, Manjola Kajana betohet para presidentit Meta

Politikë
Anëtarja e re e SPAK, Manjola Kajana betohet para presidentit Meta

Anëtarja e re e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Manjola Kajana betohet para Presidentit Ilir Meta.

Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua sot ceremonia e betimit. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, Prokurorja Manjola Kajana u betua.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale!”, tha ajo gjatë betimit.

Presidenti Meta i uroi suksese dhe punë të mbarë prokurores duke i kërkuar të ushtrojë detyrën në mënyrë profesionale dhe të pavarur, duke iu bindur vetëm Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë. Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm edhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, si dhe Kryetari i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja.

KPA e konfirmoi në detyrë, pas kalimit të dy shkallëve të Vettingut. Me Manjola Kajana shkon në 13 numri i prokurorëve në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, nga 15 vende gjithsesj. Më 10 korrik, KPA ka sqaruar se gjatë këtij hetimi gjyqësor, nuk u evidentua asnjë indicie, qoftë edhe minimale, për përfshirje të saj në aktivitete të papajtueshme me detyrën e magjistratit.

Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin e Manjola Kajanës më 2 gusht të vitit të kaluar, për shkak të problemeve me pasurinë.

ME TE LEXUARAT