Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Abuzimi seksual në Fushë Krujë, policia merr në mbrojtje familjen e 17-vjeçares pas tritolit në banesë

Policia ka marrë në mbrojtje familjen e 17-vjeçares nga Fushë Kruja, e cila ishte droguar dhe abuzuar seksualisht për muaj me radhë nga një grup djemsh, që merreshin dhe me kultivimin e kanabisit.

Sot policia njoftoi se ka arrestuar në Sarandë një tjetër anëtar të këtij grupi të shpallur në kërkim pas ngjarjes së rëndë. Ngjarja u zbulua pak ditë më parë, pas një hetimi disamujor, ku u arrestuan katër të rinj dhe u shpallën në kërkim dy të tjerë.

Një ditë pas ngjarjes, njëri prej të shpallurve në kërkim kishte vënë një sasi tritoli në oborrin e banesës së adoleshentes, që fatmirësisht nuk kishte shpërthyer.

Ndërkohë, në një rrëfim e reja tregoi gjithë ngjarjen rrëqethëse, duke thënë se ishte droguar me kokainë që kur ishte 16 vjeçe dhe që prej asaj kohe ishte abuzuar seksualisht dhe shfrytëzuar si prostitutë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet