Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Tragjike në Rusi/ U zu me prindërit dhe iku nga shtëpia, 8 vjeçarja përdhunohet e vritet nga një çift i martuar

Kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentet e fundit të vajzës tetë vjeçare në Rusi, e cila u largua nga shtëpia pas një grindjeje me prindërit por u përdhunua e u vra nga një çift i martuar që e morën në makinën e tyre.

Më shumë se 500 vullnetarë ishin ofruar të kërkonin për vogëlushen pas zhdukjes së saj. Pamjet e fundit filmike e tregojnë Vika Teplyakovan duke ecur vetëm në rrugë.

Vajza po përpiqej të shkonte tek miqtë e saj në qytezën ku familja e vet kishte jetuar përpara. Çifti u identifikua si Igor dhe Kristina Dvornikov, sipas mediave vendase, burri kishte thënë se “do ta sulmonte vajzën”, ndërsa gruaja nuk bëri asgjë për ta ndaluar se “ ishte shumë e frikësuar prej tij”.

Vogëlushja u përdhunua e u mbyt me një qese plastike. Igor Dvornikov në fillim e mohoi rrëmbimin dhe vrasjen e saj, por në fund rrëfeu përpara policisë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet