Tifozët nuk u besojnë syve, gabim amatoresk i Handanovic ndaj Torinos
Interi nuk po përjeton aspak një periudhë të mirë, me disa rezultate që e kanë zbritur ekipin zikaltër në vendin e katërt të Serisë A.
https://a2news.com/wp-content/uploads/2020/07/handa.mp4
Përveç formës së dobët, në rezultatet e këqija kanë ndikuar edhe gabime individuale, si goditja e traversës me portën e boshatisur nga një distancë shumë e afërt e Gagliardini (Inter-Sassuolo 3-3), apo edhe gabimi i Skriniar në ndeshjen ndaj Veronës (2-2).
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Por, tifozët e Interit me siguri që nuk prisnin që listës së gabimeve amatoreske t’i shtohej edhe kapiteni i tyre, Samir Handanovic, citon a2. Në ndeshjen ndaj Torinos, portieri nuk arriti dot të kontrollojë një top të ardhur nga goditja e këndit, duke e lëshuar nga duart dhe duke lejuar Belotin që ta shtynte i qetë në rrjetë.