Plas grushti në Fushë- Krujë, dy vëllezërit konfliktohen me xhaxhain e tyre, përfundojnë të tre në Polici

Aktualitet
Plas grushti në Fushë- Krujë, dy vëllezërit

Dy vëllezër dhe xhaxhai i tyre janë konfliktuar me grushte dhe sende të forta në Fushë- Krujë. Sherri sipas Policisë ka ndodhur në afërsi të banesës së tyre.

Ata janë arrestuar menjëherë dhe materialet i janë referuar Prokurorisë për veprën penale ‘’ Dhuna në familje’’

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Krujë

NJOFTIMI NGA POLICIA

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasit:

D., 32 vjeç, E. D., 26 vjeç (vëllezër) dhe F. D., 40 vjeç, (xhaxhai), banues në Fushë Krujë.

Këta shtetas, në afërsi të banesës së tyre, janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, duke e goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT