Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Përfundon hetimi i Metës/ Komisioni merr si provë edhe raportin e Venecias

Më 18 korrik mbi tryezën e kryeparlamentarit Gramoz Ruci do të jetë raporti final me propozimin për ta shkarkuar apo jo presidentin Ilir Meta.

Komisioni votoi pro përfshirjes si provë të opinionit të venecias. Në total janë 45 prova shkresore të mbledhura për llogari të këtij hetimi tha kryetari Ulsi Manja. Pritshmëritë që ky komision të jetë ndryshe nga hetimorët e mëparshëm në kuvendin e Shqipërisë i shuajti demokrati Alban Zeneli që paralajmëroi shkuarjen në kuvend me dy raporte.

Në një kohë kur komisioni Venecias mbërrin në përfundimin se presidenti Meta nuk ka konsumuar shkelje të rëndë kushtetuese dhe se klima qeveri presidencë ka hyrë në një shtrat të paqtë nuk priten surpriza në atë që do të propozojë më 18 korrik ky komision.

Këto zhvillime për presidentin Meta kur shkarkimi u kthye në një ëndërr të pa realizueshme nga socialistët, që e zgjodhën të parin e vendit duket kokçarje e tejkaluar duke ia lënë vendim vijimit të qëndrimeve si një president Danez e vazhduar krejt i qetë luajtjen në fundjavë futboll me çunat e Gjirit të Lalzit dhe në mbrëmje bërjen tifo për Selltikut e madh Skocez.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet