Nuk u paraqit në derbi nga frika e koronavirusit, Partizani shkarkon trajnerin
Ekipi i Partizanit ka ndërprerë punën me trajnerin italian Adolfo Sormani.
Sipas burimeve mësohet se ekipi në tre ndeshjet e ardhshme do të drejtohet nga zv.traineri ekipit Renaldo Kalari.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Njoftimi i Partizanit:
FK Partizani njofton sot ndërprerjen me efekt të menjehershëm të bashkëpunimit me trainerin Adolfo Sormani dhe dy pjestarët e stafit Giovanni Mazzella dhe Gabriele Faccia. Klubi 16-të herë kampion i Shqipërisë në tre ndeshjet e mbetura të këtij sezoni, do të drejtohet nga zv.traineri ekipit Renaldo Kalari.