Hapja e aplikimeve për shkollën e policisë, ja mesazhi i ministrit Lleshaj

Aktualitet
Hapja e aplikimeve për shkollën e policisë, ja mesazhi i

Pas hapjes së aplikimeve për shkollën e Policisë për ‘Patrullë e Përgjithshme’, vjen një reagim nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Ky i fundit përmes një postimi në ‘Twitter’ theksoi se të rinjtë dhe të rejat që besojnë se janë të gatshëm të përballen me sfidat e mendjes, trupit dhe karakterit përgjatë një karriere të bukur policore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

MESAZHI I LLESHAJT

Përtëritja e Policisë së Shtetit dhe shtimi i radhëve të saj janë dy programe të dorës së parë.

300 kandidatë të rinj për Patrullën e Përgjithshme do të pranohen në Akademinë e Sigurisë. Për këtë qëllim, janë hapur aplikimet.

Të rinjtë dhe të rejat që besojnë se janë të gatshëm të përballen me sfidat e mendjes, trupit dhe karakterit përgjatë një karriere të bukur policore në shërbim të qytetarëve janë të ftuar të maten me moshatarët e tyre në një garë të fortë. Një polici e ndershme, e fortë dhe e mençur ka nevojë për të rinj me këto karakteristika.

ME TE LEXUARAT