Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Tiranë/ Nga prishja e qetësisë publike deri tek aksidentet, dhuna fizike…, arrestohen 6 persona

Në prangat e policisë Tiranë ka rënë banakieri i një lokali ku akuzohet për prishje të rendit dhe qetësisë publike, duke shqetësuar banorët me muzikë të lartë në orët e vona.

Gjithashtu janë arrestuar 6 shtetas të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

NJOFTIMI I POLICISE TIRANE:

Tiranë

Vijojnë kontrollet e pandërprera në lokale e subjekte tregtare, për respektimin e protokolleve të sigursë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Kontrollet janë përqëndruar edhe në lokalet që shkaktojnë ndotje akustike, duke shqetësuar banorët me muzikë të lartë.

Procedohet penalisht banakieri i një lokali, për veprën penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të kontrollove për zbatimin e protokollit të sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe në bazë të ankesave të bëra nga qytetarët për një subjekt që vijonte aktivitetin duke prishur rendin dhe qetësinë publike, kanë organizuar punën dhe gjatë inspektimit në rrugën “Muhamed Gjollesha”, kanë konstatuar një lokal që vendoste muzikë të lartë, tej normave të lejuara.

Në vijim të veprimeve u bë shoqërimi dhe u procedua penalisht, për veprën penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, banakieri i lokalit, shtetasi B. H., 21 vjeç.

Gjithashtu, sherbimet e Policisë kanë sekuestruar pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientet e këtij lokali.

Njëkohësisht puna ka vijuar edhe në drejtim të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së paligjshmërisë dhe si rezultat janë vënë në pranga 6 shtetas, konkretisht:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë ndalimi i shtetasit D. S., 57 vjeç, pasi në Rrugën e Elbasanit, në një qendër fizoterapie, i ka vjedhur 10000 lekë punonjëses së kësaj qendre, shtetases Xh. L. Gjithashtu, nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autori i vjedhjes në një qendër estetike, ku ka marrë disa artikuj kozmetikë me vlerë 600.000 lekë të reja, si edhe autor i vjedhjes në biznesin në pronësi të shtetasit A. A.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 38 vjeç, pasi në rrugën “Xhanfize Keko”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. I., 61 vjeç, pasi në rrugën “Aleksandër Mojsiu”, përballë Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore, u kap në flagrancë duke vjedhur një kasetofon në mjetin autobus, i cili ka qenë i sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga Seksioni i Verifikimit të Aksidenteve në këtë Komisariat.

Ndërkohë, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

•R. R., 20 vjeç dhe I. C., 53 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse;

•A. T., 60 vjeç, pasi ditën e djeshme aksidentoi drejtuesin e motorit, shtetasin E. H., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet