Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Studimi: Antitrupat e koronavirusit mund të mos qëndrojnë gjatë në trup

Një studim i shkencëtarëve të Mynihut sugjeron se antitrupat e COVID-19 mund të mos qëndrojnë në trup më gjatë se disa muaj, duke ulur kështu shpresat për një vaksinë efikase ose imunitet afatgjatë.

“Në katër nga nëntë pacientët, kemi parë rënien e antitrupave neutralizues, në një test shumë të veçantë që mund të kryhet vetëm në një laborator të sigurisë së lartë”, tha Clemens Wendtner, këshilltar i lartë i Departamentit për Sëmundjet Infektive, në “Schwabing Clinic”.

“Shkalla, në të cilën ky studim ka një ndikim në imunitetin afatgjatë dhe strategjitë e vaksinimit, është akoma spekulative, por duhet të monitorohet në mënyrë kritike ndërsa përparon”, shtoi ai.

Sipas Wendtner, rezultatet sugjerojnë se pacientët e shëruar mund të riinfektohen, megjithëse janë të nevojshme teste të mëtejshme për ta konfirmuar këtë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet