Ronaldo prish festën e Atalantës

Sport
Ronaldo prish festën e Atalantës

Atalanta ka dhuruar një super paraqitje në ‘Allianz Stadium’, në udhëtimin në Torino.

Skuadra e Atalanta ka marrë vetëm një pikë në ‘Allianz Stadium’, duke luajtur baras 1:1 me Juventusin, përkundër se dominoi takimin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Skuadra e Gasperini ushtroi presing të lart dhe luajti me pasime të shpejta, duke dominuar pjesën më të madhe të lojës.

Goli i parë në këtë ndeshje erdhi në minutën e 16’, kur Duvan Zapata i dha Atalantas epërsinë e parë në këtë ndeshje.

Rezultati u barazua nga Cristiano Ronaldo, i cili në minutën e 55’ shënoi penalltinë e parë, shkruan lajmi.net.

Atalanta krijoi rastet e saja dhe riktheu edhe një herë epërsinë, kësaj radhe me Ruslan Malinovsky, i cili me një goditje të fortë mposhti Szczesny.

Në minutën e 90’, Juventus fitoi një penallti fati, duke bërë që Ronaldo ta konvertonte prap në gol, për rezultatin final 2:2.

Me këtë barazim, Juve shkon në 76 pikë për pozitën e parë, kurse Atalanta mbetet në pozitën e tretë, me 67 pikë.

ME TE LEXUARAT