Elbasan/ Fitim deri në 500 euro për person, makina me qira për të transportuar sirianë, arrestohen 4 trafikantë

Aktualitet
Elbasan/ Fitim deri në 500 euro për person, makina me qira për

Policia e Elbasanit finalizon operacionin policor të koduar “Mengel 2″ gjatë të cilit u vunë në pranga 4 shtetas, të cilët u kapën në flagrancë duke transportuar 10 shtetas të huaj nga vendet e treta, kundrejt pagesave që shkonin nga 400 në 500 euro.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Elbasan

Finalizohet operacioni policor i koduar “Mengel 2", për parandalimin dhe goditen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Në kuadër të operacionit parandalohet dhe goditjet një tjetër rast.

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Forcen e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Vihen në pranga 4 shtetas, të cilët u kapën në flagrancë duke transportuar 10 shtetas të huaj nga vendet e treta.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e masave të hartuar nga DVP Elbasan për marrjen e masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të ndihmes për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimit të tyre kundrejt pagesës në territorrin shqiptar dhe me denstinacion vendet e BE-se, si dhe në vijim të operacionit policor "Mengel ", nisur më datë 10 korrik, si rezultat i të cilit u vu në pranga 1 shtetas dhe u procedua 1 tjetër, pasi transportonin 9 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 400-500 euro, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, opercioni ka vijuar për goditjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Si rezultat, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, pas një pune të mirëfilltë operativo-procedurale dhe ndjekjes prokative u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, i shtetasve:

E. L., 30 vjeç dhe M. N., 33 vjeç, banues në Kamzë, H. H., 36 vjeç dhe L. H, 36 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke transportuar 10 shtetas sirianë, me dy automjete të marra me qira. Personat e arrestuar do t’i transportonin shtetasit e huaj në drejtim të Kukësit, me qëllim kalimin e tyre në shtetet e Bashkimit Evropian, kundrejt pagesës 500 euro per person.

Po këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin dhe me shtetasin R. M., i arrestuar në flagrancë në datën 10.07.2020 në kuadër të operacionit "Mengel", kryenin aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kryesisht sirianëve, për kalim të paligjshëm të kufirit, nga Korça në Kukës, me destinacion perfundimtar vendet e Bashkimit Evropian.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy automjetet dhe pesë aparate celular.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan vazhdojnë hetimet për venien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

ME TE LEXUARAT