Dialogu Kosovë-Serbi/ Vuçiç dhe Hoti “takohen” ditën e sotme në distancë

Kosovë&Rajon
Dialogu Kosovë-Serbi/ Vuçiç dhe Hoti “takohen”

Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS), ka publikuar axhendën e plotë të takimit që mbahet këtë të diel mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky video-takim, sipas njoftimit të EEAS, pritet të fillojë në ora 10:00.

“Dialogu Beograd-Prishtinë i lehtësuar nga Bashkimi Evropian do të rifillojë në Bruksel në formën e videokonferencës. Do të jetë takimi i parë i nivelit të lartë i Dialogut që nga viti 2018 dhe do të pasohet nga një takim personal i nivelit të lartë në Bruksel të enjten më 16 korrik”, thuhet në njoftim.

Në takim gjithashtu do të marrin pjesë edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borrel, dhe Emisari Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Diskutimi të dielën do të zhvillohet nga Brukseli nga Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell dhe i shoqëruar nga Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të bashkohet nga distanca nga Beogradi dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nga Prishtina”.

“Takimi është planifikuar të fillojë në orën 10:00. Mbulimi me fotografi dhe video do të sigurohet nga EEAS dhe do të transmetohet në Këshillin e BE dhe kanalet EbS”, thuhet në fund.

ME TE LEXUARAT