Amerika regjistron shifra rekord të infektuar me koronavirus në 24 orë, mbi 136 mijë viktima

Bota
Amerika regjistron shifra rekord të infektuar me koronavirus në 24

Amerika është vendi më i goditur nga koronavirusi, ku dhe ka regjistruar numrin rekord të të prekurve brenda ditës. Siç raporton BBC të shtunën u shënuan më shumë se 66 mijë të prekur, numri më i madh që prej fillimit të pandemisë.

Numri i atyre që kanë ndërruar jetë nuk është akoma zyrtar, por të premten ishin 851, duke e çuar numrin total të fatkeqëve që prej fillimit të pandemisë në 136720.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë Trump në daljen e fundit publikë është parë për herë të parë me maskë. Gjatë vizitës në një spital ushtarak në Bethesda, Maryland, disa milje larg shtëpisë së bardhë, presidenti i Amerikës mbante një maskë të zezë.

Për këtë ai u shpreh: "Unë mendoj se është një gjë e shkëlqyeshme ta përdorni maskën kur jeni në spital, kur po flisni me shumë ushtarë dhe njerëz që në disa raste sapo kanë dalë nga salla e operacionit. Unë kurrë nuk kam qenë kundër maskave, por mendoj se duhet të vlerësojmë kohën dhe vendin."

ME TE LEXUARAT