Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

12 raste me Covid-19 në Berat, një i infektuar nga spitali, të gjithë pa simptoma

Në Berat janë shënuar 12 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit. Mësohet se 10 prej këtyre të infektuarve, janë familjarë të personave të prekur me parë nga Covid-19.

Ndërkohë një rast është punonjës i një qendre, ndërsa një i infektuar tjetër ka dalë nga Spitali Rajonal i Beratit.

Fatmirësisht të gjithë këto të infektuar deri më tani janë asimptomatik nga Covid-19 dhe nuk kanë shfaqur asnjë problem shëndetësor.

Të 12 të infektuarit janë karantinuar në banesat e tyre dhe po ndiqen nga mjeku i familjes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet