U hodh në liqen dhe nuk u pa më, dalin pamjet e fundit të aktores

Showbiz
U hodh në liqen dhe nuk u pa më, dalin pamjet e fundit të aktores

Ende vijohet kërkimi për trupin e aktores Naya Rivera, e cila u bë e famshme në serialin “Glee”, autoritetet kanë publikuar pamjet e fundit të aktores me djalin e saj katër-vjeçar Josey, teksa mbërrijnë në liqenin Piru, pak momente para se ajo të zhdukej pa lënë asnjë gjurmë.

Në video duket momenti kur Rivera ndalon makinën e saj “Mercedes Benz” rreth orës 13:00 të drekës dhe bashkë me djalin e saj përdore i drejtohen varkës që kishin marrë me qira. Ajo u shpall e zhdukur vetëm tre orë më vonë, pasi disa pushues panë fëmijën e vogël duke fjetur i vetëm në varkë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kaq mjaftoi që ata të njoftonin menjëherë policinë. Në dëshminë e dhënë nga djali, e ëma sipas tij ishte hedhur për të notuar dhe më pas nuk u rikthye më. Besohet se Naya Rivera mund të jetë mbytur, por pa gjetjen e trupit asgjë nuk është e sigurt.

ME TE LEXUARAT