Transformohet Eduart Ndocaj, "kaubojsi" humb peshë në mënyrë drastike

Showbiz
Transformohet Eduart Ndocaj, "kaubojsi" humb peshë në

Eduart Ndocaj hyri në skenën politike me nofkën “Kaubojsi”. Deputeti ndryshe, fitoi menjëherë zemrat e publikut, më shumë sesa për bindjet e tij në politikë, për tipin e tij të ndryshëm nga politikanët e deri më tanishëm.

Të gjithë e mbajmë mend imazhin e tij, me barkun e tij të rrumbullakosur, me disa kile mbipeshë, teksa përpiqej të kërcente në spektaklin “Dance with me”. Por tani harrojeni atë figurë. Ashtu siç shihet edhe nga fotot, ish-deputeti tashmë ka një siluetë të re.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas operacionit për të humbur peshë, ai tanimë shfaqet i transformuar, aq sa do të ishte vështirë të njihej. Ndocaj, i cili prej vitesh jeton në Itali, tashmë ka ndërruar masën e tij, duke ardhur në një formë më të mirë.

Natyrisht që humbja e beftë e peshës vjen pas ndërhyrjes që ai kreu në Itali. Bashkëshortja e tij, Valentina ka shpërndarë fotot ku shfaqet dhe ndryshimi i madh i tij. Është e kotë t’ju pyesim se ku duket më mirë.

ME TE LEXUARAT