Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Tiranë/ Arrestohen 2 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar

Tiranë

Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim kombetar.

Arrestohen në flagrancë dhe 2 shtetas të tjerë, nga këta 1 për prodhim dhe shitje e narkotikëve dhe 1 për drejtim mjeti në menyrë të parregullt.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit:

•Z.Q., 36 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

•Q.K., 35 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Forçat e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve”, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.M., 34 vjeç, pasi në rrugën “Irfan Tomini”, gjatë kontrollit fizik iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 5.8 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.G., 33 vjeç, pasi në rrugën “Llazi Miho”, u kap duke drejtuar mjetin pa leje përkatese.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet