Shtyhen lejet për të burgosurit/ U karantinuan nga qelia në shtëpi 370 të dënuar me burg

Aktualitet
Shtyhen lejet për të burgosurit/ U karantinuan nga qelia në

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shtyu deri ne datën 1 tetor lejet e posaçme të të burgosurve që përfituan nga akti normativ, i cili dërgoi në shtëpi për shkak të Covid-it shumë të dënuar.

Në total u karantinuan nga qelia në shtëpi, 370 të dënuar, që ju përfundoi leja e posaçme e Covid-it në 1 korrik. Por leja e tyre shtyhet. Megjithatë shumë të dënuar të tjerë vazhdojnë të luftojnë në gjykatë për këtë leje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njëri ndër ta, Alfred Leka tregon se ndonëse i plotësonte kriteret, atij ia refuzuan lejen. Leka u shpall fajtor për kultivim droge dhe i kanë mbetur dhe pesë muaj burgim, por pavarësisht se ishte brenda kritereve, autoritetet i thanë që ishte arratisur njëherë nga burgu ndaj dhe e refuzuan. Ky pretendim sipas Lekës që po mbahet në burgun e Burrelit është i pavërtetë, pasi ai ka vite në burg dhe kartelën e tij as që e kanë parë.

“E vërteta është se unë jam nga një fshat i largët i Peshkopisë, ata nuk e kontrollojnë dot zonën dhe i bien shkurt thonë jam arratisur njëherë. Është e pavërtetë kjo përgjigje që ka kthyer policia, burgjet e dinë këtë gjë. Leja e posaçme është një leje që më takonte, i bëj apel ministres ta shohë rastin tim, unë nuk kam para ndaj i ranë shkurt”, shprehet në një lidhje telefonike Alfred Leka.

ME TE LEXUARAT