Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Rama pranoi listat e hapura, vjen reagimi i Ambasadës Amerikane: Të votohet pakti i 5 qershorit me PD!

Per zhvillimet më të fundit politike në Shqiperi ku shumica qeverisëse i tha po ndryshimeve kushtetuese propozuar nga 29 deputetë të opozitës vjen qëndrimi ambasadës së SHBA në Tiranë.

Top channel permes gazetarit Muhamed Veliu me postë elektronike pyeti përfaqësinë e Washingtonit se si i shikonte propozimet për listat e hapura, mospasjen e koalicioneve para zgjedhor dhe pragun 5 % të hyrjes në parlament.

Paraditen e të shtunës një zyrtar i kësaj ambasade i dha këtë përgjigje pyetjes të Top Channel.

“Ambasada i qëndron komenteve të ambasadores Yuri Kim bërë gjatë një interviste këtë të enjte. Marrëveshja e 5 Qershorit të miratohet siç është”.

Megjithëse Top Channel pyeti në mënyrë specifike për ndryshimet kushtetuese, në përgjigjen e selisë së Washingtonin në Tiranë ato nuk përmenden fare por vetëm marrëveshja e 5 Qershorit që ishte në vetvete fitorja e parë diplomatike e Yuri Kim si ambasadore në Shqipëri.

Këmbëngulja e ambasadës amerikane për marrëveshjen e 5 Qershorit do të thotë se dakortësia e dhënë nga Edi Rama një ditë më parë për ndryshime kushtetuese, mbetet pa “bekimin” amerikan për momentin.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet