Listat e hapura, PD i përgjigjet Ramës përmes deklaratave të Gjiknurit: I tmerruar nga rotacioni

Politikë
Listat e hapura, PD i përgjigjet Ramës përmes deklaratave të

Partia Demokratike ka reaguar sërish për çështjen e këtyre ditëve që është pjesë e diskutimit për reformën zgjedhore, listat e hapura.

Teksa ka sulmuar Ramën, PD risjellë në vëmendje një deklaratë të bërë nga ministri Damian Gjiknuri që ky i fundit bëri për këtë temë në datën 19 qershor të këtij viti. Sipas PD-së, Rama është i frikësuar dhe i tmerruar nga ndryshimi i pandalshëm që po vjen i pushtetit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

REAGIMI I PD

Edi Rama nuk ka hallin e qytetarëve që sot i ka braktisur të vetëm përballë virusit dhe i ka zhytur në krizën më të thellë ekonomike të 20 viteve të fundit. Ky frikacak, i tmerruar nga zgjedhjet dhe nga ndryshimi i pandalshëm që po vjen, ka vetëm hallin e tij dhe të një grushti oligarkësh e kriminelësh që e sollën dhe e mbajnë në pushtet. Dëgjojeni me zë dhe me figurë përgjigjen nga vetë përfaqësuesi i Edi Ramës, kur vetëm javë më parë kërkonte që sistemi dhe listat të mosndryshonin?

DEKLARATA E GJIKNURI NË 19 QERSHOR 2020:

Ne, përshembull, si Parti Socialiste, të themi të drejtën, publikisht nuk kemi qenë partizanë për listat e hapura. Mbase do të vijë dita që do ketë lista të hapura, kur do të pendohen për listat e hapura. Do të degradohej menaxhimi, do të jetë një korrupsion i mirëfilltë, do të hyjnë njerëzit më problematikë, që nuk do t’jua marrë mendja.

DEKLARATA E GJIKNURIT NË 21 MAJ 2020

Po të hapim lojën e sistemit, në ato mënyra që themi, ne do të shpërbëjmë Kushtetutën e Shqipërisë.Nëse hapim lojën e sistemit, që nuk po them se s’ka ardhur momenti që ta hapim tani, ne nuk mund ta zgjidhim dot tani. S’mund të zgjidhet kjo, kur gjysma e elektoratit është në rrugë, kur një pjesë tjetër këtu dua sepse “unë kam votat, do të të bllokoj”, nuk zgjidhet, do klimë të qetë ajo. Bëhet fjalë për themelet e Republikës sonë.

ME TE LEXUARAT