Kush lejohet të dalë jashtë shtetit e kush jo, Policia jep informacionin zyrtar: Kufiri i BE, i mbyllur

Aktualitet
Kush lejohet të dalë jashtë shtetit e kush jo, Policia jep

Vendet e BE vazhdojne te mbajen te mbyllur kufirin me Shqiperine nderkohe qe qytetaret mund te levizin lirisht vetem me Kosoven.

Ja cfare thuhet ne deklaraten e policise se shtetit:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

INFORMACION MBI LËVIZJEN JASHTË VENDIT - 11 KORRIK 2020

Policia e Shtetit njofton se situata e kufizimeve të lëvizjes së shtetasve në kufi, paraqitet:

• me Kosovën lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;

• me Malin e Zi ?? mund të lëvizin vetëm personat që posedojnë një dokument të lëshuar nga laboratorët e akredituar të testimit të COVID-19, jo më shumë se 48 orë më parë, ku vërtetohet se rezultojnë negativ në testin PCR.

• me Maqedoninë e Veriut lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;

• me Greqinë lejohet kalimi për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata të pajisur me pasaporta greke, kamionë dhe për rastet të autorizuara nga autoritetet shtetërore greke;

• me vendet e tjera të zonës Schengen ?? nuk lejohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë, përveç rasteve të konfirmuara nga autoritetet e këtyre vendeve.

Për të udhëtuar drejt Shqipërisë ?? kufiri ēshtë i hapur pēr të gjithë shtetasit e huaj apo shqiptarë, sipas rregullave në fuqi.

ME TE LEXUARAT