Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Kosovë/ ​205 raste të reja me Covid-19, 3 vdekje dhe 61 të shëruar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se të premten janë testuar gjithsej 388 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 205 raste pozitive me COVID-19.

Ndërkaq tre persona kanë vdekur si pasojë e virusit.

Numri i të vdekurve ka shkuar në 97, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Po ashtu të premten 61 pacientë janë shëruar, duke çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 2.156 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.259.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 87 raste, komuna Ferizaj 25 raste, komuna Prizren 16 raste, komuna Fushë Kosovë 14 raste, komuna Podujevë 13 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Klinë, Malishevë, Mitrovicë e Veriut dhe Suharekë.

Numri total i rasteve pozitive është 4.512 raste nga 27.304 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar marrjen e masave të rrepta kundër përhapjes së coronavirusit të ri që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me coronavirus ka diskutuar të premten në mbrëmje për situatën epidemiologjike në vend.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet